1 - Kushtet e kthimit
Faleminderit që blini në Mercuri.
Për shkak të politikave tona të shitjes, të gjitha produktet e listuara në Mercuri janë përshkruar mirë me detaje dhe foto për të mbajtur një shërbim me cilësi të lartë. Jemi gjithashtu shumë të kujdesshëm gjatë procesit të shpërndarjes, por nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj në BLUNAVI, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar.
Ju keni 48 orë kohë për të kthyer një artikull nga momenti që keni e marrë atë. Blerësi ka të drejtë për kthim/rimbursim nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
- Artikulli ka detaje ose karakteristika të ndryshme nga ato të përshkruara në faqen tonë;
- Artikulli është i dëmtuar ose nuk funksionon mirë;
- Koha e dorëzimit (transportit) ishte më e gjatë se koha e përcaktuar në faqen tonë;
Ne pranojmë për kthim vetëm artikujt që i plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme:
- Artikulli juaj duhet të ketë faturën ose provën e blerjes në Mercuri;
- Artikulli duhet të jetë i papërdorur dhe në të njëjtat kushte siç e keni marrë;
- Artikulli juaj duhet të jetë në paketimin e tij origjinal;
Artikulli mund të ketë të dhënat e veta të garancisë dhe në këtë rast keni mbrojtje shtesë siç është specifikuar në të.
2 - Rimbursimet
Me kërkesën tuaj, ne do t'ua marrim artikullin nga vendndodhja juaj dhe më pas ne do e kontrollojmë nëse artikulli plotëson kushtet e mësipërme të kthimit/rimbursimit. Pas kësaj ne do t'iu njoftojmë menjëherë për statusin e rimbursimit tuaj. Nëse kthimi juaj është miratuar, ne do të fillojmë me rimbursimin (duke përfshirë edhe kostot e transportit) me metodën tuaj origjinale të pagesës. Kjo procedurë mund të zgjasë dy ditë pune pa përfshirë vonesat nga banka juaj.
Nëse rasti juaj nuk ishte i përshtatshëm për kthim/rimbursim atëherë ju duhet të paguani të gjitha shpenzimet e transportit gjatë këtij procesi.
3 - Shkëmbimet
Ne nuk pranojmë shkëmbimet e një artikulli me një tjetër.
Por, nëse keni blerë një artikull brenda 48 orësh dhe keni rënë dakort me qendrën tonë të mbështetjes ndaj klientit atëherë mund ta ndryshoni artikullin tuaj me një të ngjashëm, por me madhësi të ndryshme, ngjyrë, etj. vetëm nëse artikulli i ri nuk e tejkalon çmimin fillestar. Në këtë rast mund të aplikohen kosto shtesë transporti.
4 - Adresa jonë
Mercuri SHPK
Rr. Vangjel Ceco, Tiranë / Shqipëri
https://mercuri-al.com